Pas rehabilitimit të Lumit të Lanës, stabilizohet edhe furnizimi nga Bovilla
04/11/2019 17:29

Pas rehabilitimit të shtratit të Lumit të Tiranës, brenda vitit 2020 do të marrë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm shtesë nga impianti i Bovillës. Nga Amsterdami, ku paraqiti sfidat kryesore të Tiranës në konferencën e “Javës Botërore të Ujit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët. “Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”, tha Veliaj, i cili shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfundojë edhe dyfishimi i linjës nga Liqeni i Bovillës tek impianti i filtrimit. Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje. “Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të futemi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit”, tha ai. Duke përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në këto 5 vite, Veliaj shtoi se pavarësisht zërave kritikë dhe cinikëve, koha ka treguar se historinë e ndryshojnë njerëzit që bëjnë punë konkrete. “Kjo është një punë dhe përpjekje pa pushim. I dëgjoj gjithë kritikët, cinikët, dyshuesit, megjithatë besoj se historinë e ndryshojnë njerëzit që merren me punë dhe fokusohen. Në këto 5 vite kemi punuar me shumë durim dhe jemi në prag të arritjeve të mëdha; siç rehabilituam Lumin e Tiranës dhe shmangëm përmbytjet, një gangrenë 30-vjeçare e Tiranës, sot jemi në një situatë ku po rregullojmë edhe çështjen e furnizimit të ujit të pijshëm. Besoj, fundi i vitit do të na gjejë me lajme shumë të mira në të dyja proceset e Bovillës”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se në këto 5 vite Tirana ka arritur të stabilizojë edhe problemin e kanalizimeve, çka nuk ishte zgjidhur nga qeveria e mëparshme. “Kemi trashëguar një qytet fillimisht me 200 mijë banorë, që pastaj ka shkuar në një milion. Një pjesë e madhe ishte jashtë rrjetit, me zona informale, me shtesa pa leje, apo zona si Astiri që furnizohej me ujë pusi, me gropa septike dhe pa kanalizime. Në këto 5 vite ka qenë një nga sfidat më të jashtëzakonshme të bashkisë, kur kujtoj se kemi mbaruar lumin e Tiranës”, tha Veliaj. Ai shtoi se më parë do të mjaftonin reshje si këto të sotmet që të përmbyteshin disa njësi. “Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar. Shumë prej atyre që sot ankohen për kanalizimet, në fakt ishin qeveritë ku i menaxhonin projekte të tilla, dhe e zhgënjyen jo vetëm popullin e tyre, por edhe komunitetin e donatorëve, posaçërisht ata japonezë, që kanë financuar me JICA atë proces. Megjithatë, bashkë me qeverinë, kemi vendosur që ta riaktivizojmë këtë proces, që zgjidh përfundimisht çështjen e kanalizimeve për gjysmën e Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27