Pas hapjes së dyerve nga Turqia, emigrantët po vërshojnë drejt Europës, duke risjellë në kujtesë krizën e vitit 2015. Por këtë radhë, Berlini duket i vendosur t`i mbajë të mbyllur kufijtë. “ Po shohim sesi refugjatëve dhe emigrantëve, pala turke po u thotë se rruga drejt Bashkimit Europian është e hapur, por nuk është aspak ashtu”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, edhe pse Gjermania sipas saj, do të bëjë c`është e mundur për të tkurrur përshkallëzimin e kësaj situate tejet të vështirë.