Park i madh aventurash në Pukë/ Projekti i FSHZH për të ndërtuar zip line 1.2 kilometra
26/10/2020 15:36

Puka do ketë së shpejti një park të madh aventurash, të ngjashëm me këtë të liqenit të Tiranës. Një projekt ambicioz që parashikon edhe ndërtimin e lojërave të ndryshme për të gjitha grupmoshat, i përshtatur për të qenë pjesë e natyrës dhe që synon ta kthejë këtë qytet në një nga destinacionet turistike më të mëdha familjare në vend e rajon. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për këtë projekt me një fond limit që arrin vlerën e 71.3 milionë lekësh. Parku është planifikuar të ndërtohet pranë liqenit të Pukës, ndërmjet kodër Hanit dhe Kodër Mehaj. Ai parashikon ndërtimin e një Zipline prej 1.2 km dhe me një shpejtësi mesatare mbi 80-110 km/h, që sipas dokumenteve të tenderit do të jetë një ndër më të shpejtët dhe më të gjatët në Europë. Ndërkaq, janë në total rreth 25 lojëra të të ndryshme të planifikuara për t’u instaluar në këtë park, duke ofruar për qytetarët e zonës dhe vizitorët e tjerë aktivitete të ndryshme sportive e rekreative, një hapësirë shumë funksionale për të gjitha kategoritë. Ky projekt vjen si një vijimësi e atij të urbanizimit të qytetit. Elementët e ndryshëm të natyrës që do të përdoren në ndërtimin e tij do të transformojnë tërësisht qytetin e Pukës, duke i shtuar kështu vlerat e turizmit malor zonës. 13 Nëntori është edhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomikë të interesuar për të marrë pjesë në zbatimin e këtij projekti. Paralelisht në Pukë po zbatohet edhe projekti për rikualifikimin urban të qytetit, i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Evropës, investime që janë fokusuar te rikonstruksioni i rrugëve lidhëse të qytetit, të fasadave të objekteve të ndryshme, si dhe forcimin e mbrojtjes së liqenit të vogël.

Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19