Palmer: Nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë
01/11/2019 20:04

Përfaqësuesi i posacëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet seriozisht për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Palmer, bëri një bashkëbisedim me studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë ku u ndal edhe tek zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, që sollën fitoren e Lëvizjes vetëvendosje. Ai tha se SHBA mbështet orientimin e votuesve kosovarë për ndryshim. “Votuesit u shprehën qartë për ndryshim dhe duket se votuesit mbështetën qartë partinë që shprehu qartë parimet kundër korrupsionit si dhe parimet për zhvillimin ekonomik më të madh e më të fokusuar. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përqafojnë këto qëllime”, shprehet Palmer. Palmer inkurajoi qeverinë e re të Kosovës që krahas prioriteteve të brendshme, të merret edhe me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve. “Në vend se ta shohim dialogun si shpërqendrim, konsiderojeni normalizimin si trasim për prosperitet dhe drejtësi, shton Palmer. Ai tha se nuk sheh përparim për integrimin e Kosovës dhe rajonit, pa arritjen e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë. “Shtetësia e juaj është e pakthyeshme dhe tani ju duhet normalizimi”, tha Palmer, duke ritheksuar qëndrimin e SHBA-së në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Më herët, Palmer u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaci si edhe disa përfaqësues të partive politike.

Top Channel/ Kosova mbetet jashtë/ Në mbledhjen e KiE nuk u mor vendim për anëtarësimin e saj
17/05 19:26
Top News/ Regjistrimi i popullsisë në Kosovë/ Përfundon procesi, rezultatet pas tre muajve
17/05 13:59
Top News/ Kosova forcon mbrojtjen/ Firmos marrëveshje me Britaninë e Madhe
17/05 08:30
Top News/Propozimi i Kurtit i pamjaftueshëm/ Gjermania, Franca e Italia: Mbështesim draftin e Lajçak
16/05 20:25
Top Channel/ Asociacioni, Osmani kundër Kurtit! Letra për draft-statutin e ri, ankohet presidenca
16/05 19:42
Top News/ Kriset marrëdhënia Kurti-Osmani/ Presidentja kundër letrës së qeverisë në KiE
16/05 18:24
Top Channel/ Knaus, Kosova nuk hyn në axhendën e KiE: “Letra e saj erdhi shumë vonë”!
16/05 15:03
Top News/ Kosova, marrëveshje ushtarake me Turqinë / Kuvendi ‘dritë jeshile’, misione të përbashkëta
16/05 14:43
Top Channel/ “Draft-statut i ri” për Asociacionin, Gërvalla: E dorëzojmë në Kushtetuese. KiE të na..
16/05 12:55
Top Channel/ Draft-statusi i Asociacionit, gazetari gjerman: Lëvizje e minutës së fundit për KiE-n!
16/05 12:19
Top News/ ‘Tërhiqet’ Kosova, ‘po’ Asosacionit / Po përgatitet draft-statuti, njoftohet KiE
16/05 11:44
Top Channel/ Dështon marrëveshja për dinarin. Bislimi: Nuk do të ketë takime të tjera me Serbinë
15/05 19:59
Top News/ Anëtarësimi i Kosovës në KiE/ Vjosa Osmani lobon në Gjermani, telefonon Presidentin
15/05 13:16
Top Channel/ Hetimet, Sveçla: Armët do përdoreshin nga grupet terroriste kundër institucioneve
15/05 12:27
Top News/ Kosova bllokohet në KiE. Anëtarësimi nuk përfshihet në agjendën e ministerialit
15/05 11:39
Top Channel/ Rezoluta e Srebrenicës në 23 maj: Shqipëria, bashkësponsorizuese!
15/05 11:36
Top News/ Armë të tjera në veri të Kosovës, dyshime se do përdoreshin për një tjetër sulm terrorist
14/05 22:17
Top Channel/ Policia e Kosovës sekuestron sasi armësh në Veri, ndalohet një ish-zyrtar policie
14/05 21:44
Top Channel/ Pse vrau veten policja në Kosovë? Hetimet tregojnë se vuante nga një sëmundje e rëndë
14/05 18:21
Top Channel/ Humb jetën policja në Kosovë! Dyshohet se vrau veten në Gjilan
14/05 15:34