Më shumë se 303 mijë punonjës të larguar nga puna kanë përfituar pagën e luftës nga dy paketat mbështetëse qeverisë, të ndërmarra në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Të dhënat e Financave tregojnë se deri më 3 shtator nga paketa e parë është shpërndarë paga prej 26 mijë lekësh për më shumë se 130 mijë persona, ndërsa nga paketa e dytë bonusin prej 400 mijë lekësh e kanë përfituar mbi 172 mijë individë.