Pa maska në publik, gjobiten 352 qytetarë me 3 mijë lekë
17/12/2020 15:30

352 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë pasi kanë lëvizur pa maska në vendin tonë. Ndërsa një biznes u gjobit me 1.000.000 lekë në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Policia e Shtetit Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Ndëshkohet me 1.000.000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News-Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, dy të plagosur
26/09 10:42
Top News- Vjen i ftohti, reshje bore në Tropojë, zbardhen bjeshkët e Markofçës
26/09 10:15
Top News – Gurë e dhera në akset rrugore, reshje të dendura intensive në qarkun e Kukësit
26/09 10:14
Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04
Top News- Algoritmi e Flamingot në OKB, Rama: Gënjeshtrat po udhëtojnë pa viza
25/09 23:04
Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52
Top News- I dërguari i Trump nis misionin, ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 21:51
Top Channel/ “Trump ka të drejtë, AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Nevojitet IA që…
25/09 21:47
Top Channel/ Nga IA te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama 25 minuta fjalim në OKB
25/09 21:47
Top Channel/ “Makineria do t’i përgjigjet dikujt”, Rama në OKB: Problemi është kujt do t’i përgjigjet
25/09 21:46
Top Channel/ Rama në OKB: Narrativa se bregdeti shqiptar u pushtua nga Izraeli erdhi nga algoritmi
25/09 21:43
Top Channel/ “Rreziku më i madh i AI, t’i bindet njeriut të gabuar”, Rama: Ndodhi në vendin tonë
25/09 21:42
Top Channel/ Rama mban fjalim në OKB, komenton protestat, zbulon qëndrimin për AI
25/09 20:11
Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52