Orëndreqësi i fundit/ Në Fier, usta Shyqyriu mban zanatin gjallë
06/01/2021 12:29

Profesioni i orëndreqësit, ashtu si disa profesione të tjerë po shkon drejt zhdukjes. Në qytetin e Fierit ky zanat vazhdon të ekzistojë falë dëshirës dhe pasionit të orëndreqësit Shyqyri Bofe dhe dy kolegëve të tij. Shyqo Sahatciu, siç njihet nga të gjithë, ka më shumë se 40 vite që riparon orë të të gjitha llojeve dhe markave. Zanatin e ka të trashëguar nga i ati dhe ka nisur ta ushtrojë në moshë fare të vogël. Në ambientet e punës, usta Shyqo ka një koleksion me orë të vjetra, të cilat i mban me fanatizëm. Megjithëse përfitimet nga ky profesion janë të pakta, Shyqyriu nuk ka menduar asnjëherë që ta braktisë atë. Madje e ka trashëguar atë te djali i tij, duke vazhduar kështu traditën familjare. Usta Shyqyriu është mjaft i njohur në qytetin e Fierit. Klientët e tij janë të moshave të ndryshme, por më besnikët janë ata, të cilëve ai u shërben prej shumë vitesh. Me keqardhjen se ky zanat po shkon drejt zhdukjes, usta Shyqua ndihet mirë që të paktën e ka trashëguar atë tek i biri.

Top Channel/ Armët historike në Gjirokastër! Muzeu i Forcave të Armatosura çel ekspozitën
29/10 12:29
Top Channel/ Festa e shegës në Lezhë! Fruti i njohur për përdoret në receta të veçanta
29/10 12:29
Top Channel/ “ E kemi pa avokat, unë do vazhdojë mbrojtjen…” Monika Kryemadhi në SPAK
29/10 12:27
Top Channel/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
29/10 12:26
Top Channel/ Kundërshtohet paketa fiskale! Dhoma Amerikane paralajmëron: Rritja e taksave mund të…
29/10 12:25
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro! Pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 12:24
Top News – Përplasje në PS për Veliajn. Çuçi i kërkon llogari Gogut – Jep dorëheqjen!
29/10 12:17
Top News – Votoi ligjet/ Pas flakadanëve dhe tymueseve, kryeministri Edi Rama largohet nga Kuvendi
29/10 11:49
Top News – Ermal Nufi dhe Gent Strazimiri përqafohen në Kuvend mes përplasjeve PS-PD
29/10 11:24
Top News – Transferim pa vendim! Erion Veliaj kërkon ndërhyrjen e Avokatit të Popullit
29/10 11:24
Top News – Kaos në Kuvend/ Mes tymit dhe flakadanëve, socialistët nuk ndalin miratimin e ligjeve
29/10 11:23
Top News – Përplasje fizike në Kuvend/ Seanca shoqërohet me debate të forta, PD bllokon foltoren
29/10 11:14
Top News – Rama e gjen Kuvendin në mes të trazirave, Garda e ndan nga PD
29/10 11:10
Top News – ‘Në izolim për 10 ditë’. Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit
29/10 10:21
Top Channel/ Beqaj në GJKKO, ish ministri paraqitet pa avokat për shkak të bojkotit
29/10 10:12
Top News – PD bojkoton mbledhjen për buxhetin: Kuvendi nuk është sallë konferenash për Petrit Malajn
29/10 09:45
Top Channel/ “Mbështesim pensionistët, investojmë në arsim…” Malaj prezanton pr/Buxheti 2027
29/10 09:42
Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19