Operacioni “ik se të kapa”/ Policia e Tiranës, demonstrim force në rrugë pa rezultat
12/10/2020 15:28

Në Tiranë se fundmi shikon shumë postblloqe policie. Veçanërisht ato u shtuan shumë pas atentatit me tritol në një makinë ku mbeti i plagosur, Preng Gjini. Këta policë dalin në rrugë, për të krijuar idenë se po luftohet krimi. Ky është një vendim i marrë nga Drejtori i Tiranës, Rebani Jaupi. Deri tani nga këto postblloqe nuk është kapur asnjë nga organizatorët e atentatit, persona të kërkuar apo nuk është ndaluar asnjë krim. Të paktën policia e shtetit nuk ka treguar asnjë rast të tillë. Ky aksion me praninë e kaq shumë policëve në rrugët e Tiranës, , mund të kodohet me emrin ik se të kapa. Ajo çfarë po arrihet me këto postblloqe apo edhe aksione të tjera të policisë, janë kontrolle automjetesh, lokale apo banesa, ku ka pasur dyshime për fshehje të lëndëve narkotike, apo armëmbajtje pa leje. Askush prej atyre që ka rënë në pranga nuk lidhet me ngjarje të rënda kriminale, por janë arrestuar për drogë, apo qoftë edhe për drejtimin e makinës në gjendje të dehur. Për të mos harruar, që janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës, persona që nuk kanë pasur mjet identifikimi me vete, kur janë ndaluar nga postblloqet. Këto postblloqe kanë dalë nëpër rrugë, për një detyrë shumë të rëndësishme të policisë, atë që quhet plani i masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, e thënë me thjeshtë, të vihen në pranga personat që kanë tendencë për krime kundër personit. Por, deri tani asnjë persona me rrezikshmëri të lartë në shoqëri, apo pjesëtar të bandave të cilat kanë kryer krime në Tiranë, nuk është vënë përballe drejtësisë. Shembulli më i fundit është atentati në qendër të Tiranës, ku Preng Gjinit, i vunë bombë në makinë duke e lënë të plagosur. Asnjë nga autorët e kësaj ngjarjeje që terrorizoi kryeqytetin nuk është sot pas hekurave, për të mos thënë që policia e Tiranës ka dështuar ta identifikojë. Rezultatet e këtyre aksioneve, nën urdhrat e drejtorit të policisë së kryeqytetit Rebani Jaupi, janë duke prodhuar zero rezultat dhe pyetja që të gjithë shtrojnë është, a mund të luftohet krimi në këtë lloj forme?

Top Channel/ Arrestohet rrëmbyesi në Sarandë, tentoi të merrte me forcë vajzën nga Nepali
27/07 23:09
Top Channel/ “Policia ka përdorur çdo lloj dhune, agresivë”, protestuesit: U munduam të ju kuptojmë
27/07 23:09
Top Channel/ Protesta i përgjigjet Ramës: S’la besë për ne! Berisha të hapë krahun
27/07 22:58
Top Channel/ Mbyllet me marshim protesta e 58-të, brohoritma dhe thirrje në kor: Parlament i krimit
27/07 22:48
Top Channel/U shoqërua në komisariat pas tubimit të sotëm, reagon protestuesja:Nuk e shesim shpirtin
27/07 22:47
Top News- Tepelenasi tenton të rrëmbej vajzën nga Nepali, prangoset në Sarande
27/07 22:30
Top News – Protestë tek Kuvendi e Kryeministria/ Tensione me policinë, qytetarët- Nuk tërhiqemi!
27/07 22:19
Top News – Retorikat nacionaliste të Beogradit/ Shqipëria e Kroacia dënojnë gjuhën e Serbisë
27/07 21:30
Top News – Spiuni që tradhtoi Shqipërinë. Kim Philby dorëzoi operacionin sekret të Perëndimit
27/07 20:07
Top Channel/ Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika…
27/07 19:53
Top News- GJKKO i kthen SPAK dosjen e Beqajt,prokuroria duhet të plotësojë ‘Saspac’ brenda 3 muajsh
27/07 19:41
Top News – Gjobiten shoferët rebelë në Dibër/ Rreth 2 mijë shkelës të Kodit Rrugor gjatë korrikut
27/07 19:30
Top News – Muzikë pas mesnatës në Himarë/ Policia rrit kontrollet, gjobit pronarin e një lokali
27/07 18:48
Top News- SPAK dërgon në gjyq 11 trafikantë, trafikuan rreth 1 ton drogë në Finlandë
27/07 18:47
Top News – Shtohet flota ajrore kundër zjarreve. Rama: Në fund të vitit dhe tre avionë
27/07 18:13
Top Channel/ Shehaj “arratiset” pasi mori dokumentin sekret nga Kuvendi, punonjësja bie nga shkallët
27/07 18:03
Top News- 15 vite burg për zjarrvënësit/ Lamallari: Më të përgatitur se kurrë kundër zjarreve
27/07 17:04
Top Channel/ Mbyllja e seancës plenare, protestuesja prit deputetëve dhe i gjuan me vezë
27/07 16:55
Top Channel/ SHBA 302 mln dollarë hua Shqipërisë, Kuvendi miraton projektligjin
27/07 16:54
Top Channel/ “Ju jeni një tufë e rëndomtë”, Shehaj në Kuvend, Peleshi: Ju tërheq vëmendje për…
27/07 16:51