“Nuk sigurojmë punë për të huajt”/ Gruaja e arabit: Nuk kemi mashtruar asnjëherë
23/01/2020 19:58

Kjo është Mimoza Murati dhe bashkëshorti i saj Talal Ahmed Abu Mayba, i përmendur së fundmi nga disa shtetas egjiptiane, por i lakuar edhe nga policia pas një hetimi të nisur nga krimi ekonomiko financiar. Mimoza kembëngul se partneri, po paragjykohet nga autoritetet për shkak të origjinës, pasi agjensia drejtohet prej saj. Mimoza Murati: Bashkëshorti im e vetmja e mirë që më ka bërë është që ai flet gjuhën arabe dhe unë nuk e flas këtë lloj gjuhe. Ai më ka ndihmuar në komunikim me klientët, unë nuk kam pse punësoj një përkthyes kur kam bashkëshortin tim që mund të më ndihmojë. Në muajin prill policia bllokoi zyrën e çiftit pas denoncimit të dy grave egjiptiane, por më pas këto ambjente u rikthyen sërish në dispozicion të agjensisë. Në radhë të parë kjo zyrë është bllokuar gabim sepse kjo ishte zyrë kontabël, këto dy zonjat që kanë ardhur para një viti çuditërisht kanë ardhur një ditë pasi unë kam ikur në Dubai dhe personi më i afërt që unë kam është bashkëshorti im dhe bashkëshorti im i ka pritur këto zonja dhe ndërsa së fundmi disa shtetas egjiptiane kanë shkuar sërish në polici , Murati tregon se agjensia e saj nuk ka mashtruar asnjëherë pasi ajo bashkëvepron me një tjetër në Egjipt për të ofruar mundësi investimesh në Shqipëri. Mimoza Murati: Kjo është marrëveshja që ne kemi, e thashë dhe më parë ata nuk e firmosin me mua në Shqipëri, por me kompaninë në Egjipt. Për të qenë të sigurtë i marrim jo vetëm firmën por edhe gjurmë gishtash që ata mos ta mohojnë nesër dhe sipas kësaj marrëveshjeje unë nuk jam përgjegjëse për punësim, unë jam si çdo agjensi që funksionon në Shqipëri që bëjnë dokumenta për një vend të huaj dhe unë nuk mund ti kërkoj agjensisë të më gjejnë dhe punë dhe shtëpi sepse nuk më takon. Të njëjtën gjë bëj edhe unë. Të pyetur nga Top Channel mbi hetimet e nisura në muajin prill, policia deklaroi se ka referuar materialin pranë prokurorisë.

Top Channel/ Shi në plazh/ Durrës, moti i keq nuk i largon turtistët
16/05 15:18
Top Channel/ Zgjerohet lista e barnave, 55 barna të reja me rimbursim hyjnë në farmacitë e vendit
16/05 15:12
Top Channel/ Moti i keq “përmbys” fundjavën në Durrës, turistët nuk dorëzohen dhe sfidojnë shiun
16/05 15:11
Top News- Grabitje me armë në Kamëz, dy të maskuar grabisin argjendarinë në mes të ditës
16/05 15:08
Top News – Shqipëria kërkon fermerë të huaj, 25 mijë ha tokë bujqësore shtetërore për t’u shitur
16/05 14:44
Top News – Aleanca anti-Perëndim e ndarë. Emiratet bllokojnë deklaratën pro-iraniane në BRICS
16/05 14:38
Top News – Akërnia rrethohet me gardh. Ambientalistët protestë në kantier: Zonë e mbrojtur
16/05 13:45
Top News- 1 në 4 të dhunuar është burrë/ Dhuna në familje, mbi 1100 urdhra mbrojtje në 6 muaj
16/05 13:33
Top News – Shqipëria kërkon fermerë të huaj, 25 mijë ha tokë bujqësore shtetërore për t’u shitur
16/05 12:44
Top Channel/ Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla të Nënë Terezës
16/05 12:30
Top Channel/ Krizë për qershinë! Fermerët e Mallakastrës: Klima dhe kostot po shkatërrojnë prodhimin
16/05 12:24
Top Channel/ Të huajat në fasoneri, vajzat nga Mianmari gjejnë punë e jetë të re në Gjirokastër
16/05 12:22
Top Channel/ Turistë nga Instagrami, të huajt zbulojnë Durrësin nga TikTok dhe rrjetet sociale
16/05 12:20
Top Channel/ Burgu i hapur bosh! Dështon gjysmë liria, institucioni pa të dënuar
16/05 12:07
Top Channel/ SPAK çon në gjyq miqtë e “Bajrave”, katër të pandehur për atentatin ndaj Aleks Prendit
16/05 12:05
Top News – Bordi, ‘ngriva-shkriva’ me çmimet.Të premten uli naftën me 3 lekë, të shtunën e rrit me 4
16/05 12:02
Top News- Akuzat ndaj ushtarëve të ‘Bajrave’, SPAK njoftim për përplasjen me Aleksandër Prendin
16/05 12:01
Top Channel/ Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje
16/05 10:56
Top News- AMP i ul qepenin policisë së Sarandës, ndalohet zinxhiri drejtues, lejuan ndërtime pa leje
16/05 10:41
Top Channel/ Merz provokon Trump: S’i këshilloj fëmijët të shkojnë në SHBA
15/05 23:26