Moti i paqëndrueshëm ka “prishur” planet e fundjavës në bregdetin e Durrësit. Era, reshjet e shiut dhe deti me dallgë kanë boshatisur përkohësisht plazhin këtë të shtunë. Shumë pushues janë larguar nga zona bregdetare, po shumë të tjerë janë zhvendosur në lokalet e shumta për të shijuar një kafe a drekë.