Ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan të shtunën në zonën e hidrovorit të Akërnisë, pasi një pjesë e kësaj zone është rrethuar me gardh. Ata kërkojnë transparencë, duke theksuar se bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe se kjo pronë u përket të gjithëve. Ende nuk dihet se kush po ndërton apo çfarë projekti po realizohet në këtë hapësirë, ndërsa protestuesit, që kanë mbërritur edhe nga Tirana, kanë hyrë në ambientet e kantierit ku po kryhen punimet dhe kundërshtuan vijimin e tyre. Protesta është monituara nga policia e shtetit.