Në harkun kohor të 24 orëve, Bordi i Transparencës ka ndërhyrë dy herë te çmimet e tregtimit me shumicë dhe pakicës të naftës dhe benzinës. Pasi uli të premten çmimin e shitjes së naftës me pakicë me tre lekë, Bordi u mblodh të shtunën dhe vendosi rritjen e tij me katër lekë.