6 subjekte janë ndëshkuar dhe një tjetër është pezulluar në qytetin e Durrësit për mos respektim të protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, 3 subjekte, ndërsa në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, një parukeri, kurse një bar restorant dhe një yogurteri janë gjobitur me 10 milionë lekë. Durrës Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, për respektimin e protokolleve të sigurisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.