Notari çek David Vencl po shfrytëzon të ftohtin e sivjetshëm për të vendosur një rekord të ri botëror për notin nën akull duke mbajtur frymën. Sipas rregullave të rekordeve Guinness, ai duhet të notojë nën një shtresë akulli të paktën 30 centimetra të trashë. Vencl është përgatitur rregullisht duke notuar e qendruar vazhdimisht në mot të ftohtë me pak rroba në trup.