Muzeu i arteve në Baltimore, këtë vit ua kushton grave. Për këtë arsye, ka vendosur që gjatë 2020-tës, të blejë vetëm vepra të realizuara nga femrat. Përmes një nisme të tillë, muzeu kërkon të shënojë 100 vjetorin e të drejtës së votës nga gratë në SHBA. Në sallat e tij, do të çelen për këtë qëllim 23 ekspozita.