Nisin diskutimet për shkarkimin e Trump
18/12/2019 20:18

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kanë nisur diskutimet gjashtëorëshe të akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Donald Trump. Kjo e bën atë presidentin e tretë në historinë e vendit që do të përballet me një gjykim në Senat. Trump akuzohet për abuzim me detyrën për shkak të përpjekjeve të dyshuara për t’i bërë presion Ukrainës që të ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020-s si dhe për pengim të hetimeve që po kryente Kongresi mbi këtë çështje. Gjatë kohës kur pritet të zhvillohet votimi mbrëmjen e sotme, Trump do të jetë duke mbajtur një fjalim gjatë një tubimi fushate në shtetin e Miçiganit. Ngritja zyrtarisht e akuzave pritet të marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve në kushtet kur demokratët e kontrollojnë atë, por me kundërshtimin e pakicës republikane. Më pas çështja i kalon për gjykim Senatit, proces ky që pritet të nisë në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit do të nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit ndaj dhe nuk ka gjasa që kjo të ndodhë në kushtet kur Senati kontrollohet nga republikanët. Votimit në Dhomën e Përfaqësuesve presidenti Trump i parapriu me një seri postimesh në Twitter. Ai kritikoi hetimet kundër tij dhe përsëriti se nuk ka bërë asgjë shkelje dhe nuk është i shqetësuar. Presidenti i ka dërguar gjithashtu dhe një letër prej gjashtë faqesh kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ku thuhej ndër të tjera se janë demokratët dhe ajo vetë që kanë kryer shkeljet e pretenduara.”Ju jeni ata që keni ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Ju jeni ata që po shkatërroni demokracinë amerikane, që po pengoni drejtësinë. Ju jeni ata që po i sillni dhimbje e vuajtje republikës sonë për përfitime personale dhe politike” shkruante presidenti. Ndërkohë zonja Pelosi i ka dërguar një letër demokratëve të Dhomës së Përfaqësueve ku shkruante ndër të tjera se me votimin për të miratuar zyrtarisht akuzat me qëllim shkarkimin e presidentit ata do të ushtrojnë “një nga fuqitë më solemne që u ka dhënë Kushtetuta”, siç shprehej ajo.”Për fat të keq, faktet e kanë bërë të qartë se Presidenti ka abuzuar me detyrën për përfitim personal e politik. Ai pengoi Kongresin duke pretenduar se nuk mund të japë llogari, se qëndron mbi Kushtetutën dhe mbi popullin amerikan…Në Amerikë, askush nuk është mbi ligjin”, shkruante zonja Pelosi.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37