Negociatat, Franca po lëkundet/ Macron njofton se po rishikohet qëndrimi
13/01/2020 15:44

Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Komisioni i ri Europian nga Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe nga vetë Franca. Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që e ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”. Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, thotë DW. Presidenti francez deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato “një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE. Në një propozim drejtuar Komisionit Europian dhjetorin e vitit te kaluar, 9 vende anëtare të bllokut – Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia – propozonin “ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42