Në Itali mund të nisësh një jetë të re me 1 euro!
13/11/2019 17:58

Dukej shume e bukur për të qenë e vërtetë :Në Itali, mund të nisje një jetë të re me 1 euro. Gjatë vitit të kaluar, qytete të shumta të vogla nga Siçilia në jug deri në Alpet veriore kanë bërë oferta të çmendura si ato të shitjes së një shtëpie për 1 euro me shpresën të tërhiqnin banorë të rinj e të rigjallëronin komunitetet që po shuhen. Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme si CNN kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët u joshën nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë. Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN Travel foli me disa prej atyre që vendasit i quajnë “qytetarë 1 euro”. Francezja Morgane Guihot me të shoqin ishin nga të parët që blenë shtëpi, dhe nuk ngurruan të nisin riparimet, sepse banesa kishte nevojë. Ata kanë ndërmend ta përdorin si shtëpi pushimesh. Vendi është fantastik, dhe njerëzit mjaft të dashur, thotë çifti, ndërsa shton se nuk ka pasur surpriza të pakëndshme. Ndërkohë, belgu Patrick Janssen rrëfen se praktikisht, iu treguan nja 25 shtëpi të vjetra që kishin nevojë për riparime të mëdha. “Nëse ke mundësi të investosh, ato mund të bëhen mjaft të përshtatshme për të jetuar edhe përgjithmonë, e jo vetëm për të kaluar pushimet”, shpjegoi ai. Ndërkohë, nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme në Sambuca, kryebashkiaku që nuk mund t`i përgjigjej pozitivisht të gjithëve, i nxori në ankand shtëpitë e mbetura e ia dha personave që ofruan më shumë, duke bërë që disa prej tyre të shiteshin deri në €25,000.

Top Channel/Lirohet nga burgu neonazisti/ Opozita Syriza kundër lirimit të liderit të Agimit të Artë
02/05 15:32
Top Channel/ Laburistët do rishikojnë azilin, premtojnë anulimin e politikave të Sunak
02/05 15:28
Top News/ Ukraina prezanton zëdhënësen virtuale / ’Përditësime në kohë reale’ për luftën me Rusinë
02/05 14:48
Top News/ 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin / BE ‘hap thesin’ për vendin e zhytur në krizë
02/05 14:48
Top News/ Çarmatimi i Serbisë, një dështim / ’Civilët të armatosur më mirë se policia’
02/05 14:45
Top News/ Qyteti ukrainas është karbonizuar/ Shkatërrim në Chasiv Yar, një ndërtesë e vetme në këmbë
02/05 14:45
Top Channel/ BE i përgjigjet Kurtit: Masat qëndrojnë, hiqen kur ta shohim të arsyeshme!
02/05 14:38
Top Channel/ Marrëveshja e emigrantëve, BE një mld euro për Libanin: Bllokoni fluksin drejt bllokut!
02/05 14:14
Top News/ Armët bërthamore në duart e AI!? SHBA, frikë nga Kina e Rusia: Një keqllogaritje dhe…
02/05 13:58
Top Channel/ Bakojani, “mbrojtëse e zjarrtë” e Kosovës? “Askujt tjetër nuk iu kërkuan kaq reforma”!
02/05 12:30
Top Channel/ Gaza larg armëpushimit, Hamasi sinjale negative: Izraeli të modifikojë propozimin!
02/05 11:47
Top Channel/ BE ndjek “shembullin Meloni”? Marrëveshje për emigrantët me Libanin!
02/05 11:46
Top Channel/ Serbia “e dëshpëruar”: Dërgohet në OKB draft rezoluta për Srebrenicën!
02/05 11:44
Top News/ Amerikanët nuk u besojnë mediave. Sondazhi, gjysma e tyre të shqetësuar për njëanshmëri
02/05 10:15
Top News/ Serbia heq dorë nga BE? Prioritetet e Qeverisë së re, sytë nga Rusia e Kina
02/05 09:52
Top News/ ‘Gaza më e shkatërruar se Ukraina’/ OKB- Ka rrezik, municione të pashpërthyera nën rrënoja
02/05 09:18
Top News / Me pranga drejt Ruandës/ Dalin pamjet e dëbimit të emigrantëve nga Britania
02/05 08:30
Top News/ Gjeorgjia mes Perëndimit e Lindjes, protesta masive kundër ligjit për agjentët e huaj
02/05 08:00
Top Channel/ SHBA sërish sanksione Rusisë! Të përfshirë qindra kompani, përfshirë ato me bazë…
01/05 22:56
Top News/ Shkuan për të parë kafshët por u bllokuan nga përmbytjet, turistët për pak e pësojnë
01/05 22:53