Ndryshon taksa e të dypunësuarve/ Pas një janarit të ardhurat tatohen si një pagë e vetme
16/11/2019 19:35

Një ndryshim procedurial në ligjin për tatimin mbi të ardhurat do të rrisë taksat për mijëra qytetarë të dy punësuar, që i kanë të ardhurat nga pagat më pak se 2 milionë lekë në vit. Në paketën e re fiskale qeveria i ka propozuar parlamentit që duke filluar nga një janari i vitit të ardhshëm, të ardhurat e qytetarëve që kryejnë dy apo më shumë punë të mos taksohen më veçmas, por si një shumë e vetme. Qeveria i takson të ardhurat nga puna sipas një regjimi progresiv me tre shkallë. Për 30 mijë lekëshin e parë të pagës taksa është zero. Për fashën nga 30 deri në 150 mijë lekë në muaj taksa është 13 për qind, ndërsa për pjesën e pagës mbi 150 mijë lekë në muaj norma e taksimit shkon 23 për qind. Por për për individët e dy punësuar, që i kanë të ardhurat nga pagat më pak se 166 mijë lekë në muaj ose 2 milionë lekë në vit, pagat taksohen veçmas. Pra një qytetar që merr dy paga në muaj nga 30 mijë lekë secila, aktualisht paguan zero taksë në shtet, pasi 30 mijë lekëshi është i përjashtuar nga taksa. Por me ndryshimin e ri të propozuar nga qeveria, këtë të punësuar do të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën personale të të ardhurave. Rrjedhimisht të ardhurat nga dy pagat nuk do të taksohen më veçmas, por mblidhen dhe konsiderohen si 60 mijë lekë në muaj. Dhe për shkak të këtij ndryshimi, ky i punësuar që aktualisht paguan zero tatim mbi të ardhurat, duke filluar nga 1 janari do të paguajë 3900 lekë në muaj taksë mbi pagën. Ky ndryshim do të rrisë taksat për të gjithë qytetarët që kryejnë dy apo më shumë punë dhe që i kanë të ardhurat totale nga pagat më pak se 166 mijë lekë në muaj. Sipas draftit të qeverisë, në mars të çdo viti, të gjithë këta të dypunësuar do të plotësojnë deklaratën personale të të ardhurave të vitit paraardhës, ku do të bëhet edhe llogaritja e taksës që duhet të paguajnë në shtet.

Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25
Top Channel/ Denoncimi i Vokshit: Balluku me 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi mbrohet nga votat tuaja
27/10 12:17
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqet në GJKKO, Rreth 500 procese gjyqësore kanë dështuar
27/10 12:15
Top News – Ulet tatimi mbi rrogat. Drafti, 13 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë
27/10 11:31
Top News – Tatimi i dividentit rikthehet në 15 për qind. Paketa fiskale, rritet edhe tatim-fitimi
27/10 11:19
Top News – Mbi 17 mijë biznese të reja në skemën e TVSH. Qeveria ul pragun për regjistrimin
27/10 11:07