Muxhahedinët: Jemi më të sigurt. Por rreziku ekziston nga ambasadat dhe misionet e Iranit
24/10/2019 19:33

Një ditë pas lajmit që u zbuluan katër personat përgjegjës për aktin terrorist që do të kryej gjatë festimeve ditën e Novruzit në Tiranë, në mars të 2018, muxhahedinët thonë se janë më të sigurt, por që për ta rrezik përbëjnë ambasadat dhe misionet diplomatike te Iranit. Ali Safavi, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, të Këshillit Kombëtar të Rezistencën Iraniane, flet për Top Channel. “Pas shmangies së atij akti terrorist dhe pas largimit të diplomatëve iranianë, njerëzit në kamp janë më të sigurt. Por ne besojmë që për sa kohë do të kemi ambasada dhe misione diplomatike iraniane që funksionojnë, rreziku i akteve terroriste të regjimit iranian është i pashmangshëm”, thotë ai. Për Muxhahedinët, ka tre fajtorë që së bashku kanë menduar dhe organizuar aktin terrorist që dështoi në vendin tonë. “Ishin forcat QUDS, ministria e inteligjencës dhe ajo e jashtme iraniane, përgjegjëse për atë operacion terrorist kundra nesh dhe shqiptarëve. Punojnë se bashku për tu angazhuar në akte terroriste jashtë Iranit. Dhe sigurisht për këtë përdornin misionet diplomatike iraniane dhe kryesisht ambasadat, për të lehtësuar dhe koordinuar këto akte terroriste. Kujtojmë se pasi u shmang akti terrorist gjatë festimeve tona, qeveria shqiptare ndërmorri një akt kurajoz deportoi ambasadorin iranian në Shqipëri dhe zëvendësin e tij, si të përfshirë në këtë komplot”, shprehet ai më tej. Të pyetur nëse ishin në dijeni për personat që ishin përgjegjës për aktin terrorist të shmangur, Ali Safavi u shpreh: “Për dy nga njerëzit që drejtori i policisë shqiptare shfaqi dje në media, ne kishim informacione se kush ishin ata. Dinim lidhjet e tyre me ministrinë e inteligjencës iraniane dhe me forcat QUDS. Ne e dinim që ata punonin për regjimin iranian. Por në terma të një rrjeti, ne e dëgjuam për herë të parë, ashtu si edhe ju. Dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për krim të organizuar”. Ditën e festimeve të Novruzit në mars të 2018, shërbimi informativ dhe anti terrori në policinë e shtetit, shoqëruan dy Iranianë, të cilët me pretendimin se ishin gazetarë, po benin foto përpara selisë së Kryegjyshatës Botërorë në Tiranë. Seyed Gonabadi 59 vjeç dhe Firouz Zenja 65 vjeç, u shoqëruan si të dyshuar për një akt terrorist, por pasi u morën në pyetje, u liruan ate pasdite për shkak se për ta nuk kishte prova të mjaftueshme që t’i implikonte në këtë akt terrorist që u shmang. Dyshohet se Gonabadi dhe Zenja, u larguan po atë natë drejt Iranit.

Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48