Presidenti francez Francois Hollande i nisi ceremonitë përkujtimore të 70-vjetorit të “D-Day”, zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës, me homazhet e bëra atyre që dhanë jetën në ditën që ndryshoi rrjedhën e historisë.