Ministrja Kushi, urim për fundvit: Mësim online, derisa të marrim dritën jeshile për në auditore
31/12/2020 11:49

Përmes një video-mesazhi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri, duke shprehur mirënjohje ndaj mësuesve, pedagogëve, nxënëve, studentëve, prindërve e sportistëve, si dhe punonjësve të shkollave e universiteteve, për përballimin e një viti të vështirë dhe të mbushur plot me sfida e të papritura. “Të dashur nxënës, mësues, studentë e pedagogë! Në këto momente të ndërrimit të viteve, dua t’ju përcjell një mesazh të përzemërt që nuk është thjesht një mesazh urimi, por mbi të gjitha është një mesazh mirënjohjeje për të gjithë Ju, pas këtij viti të vështirë dhe të mbushur plot me sfida e të papritura. Fjalët dhe falënderimet nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen time të thellë, njëkohësisht edhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë shqiptare për ju mësues të dashur që nuk u lodhët dhe nuk u tërhoqët për asnjë moment nga puna në vijën e parë të sakrificës, edhe pse fatkeqësisht humbëm disa nga njerëzit tanë të dashur. Dhe kur gjithçka të ketë përfunduar, e ne t’i jemi rikthyer normalitetit të dëshiruar, asnjëherë nuk do ta harrojmë kontributin tuaj të vyer. Dhe do të jemi gjithmonë krenarë që falë përkushtimit e vendosmërisë suaj, ne arritëm t’i kthejmë të gjithë nxënësit në bankat e shkollës duke siguruar kështu këtë të drejtë bazë, themelore të shoqërisë, e këtë udhëtim kaq të bukur siç është arsimimi. Edhe ju nxënës të dashur që gjatë këtyre muajve të fundit të vitit keni dhënë një shembull të jashtëzakonshëm, duke treguar përgjegjshmëri dhe maturitet në respektimin e rregullave, duke mbrojtur veten tuaj, familjet, mësuesit dhe gjithë të afërmit. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe le të vazhdojmë ta bëjmë këtë sakrificë edhe përgjatë vitit 2021. Të dashur studentë, kolegë pedagogë e punonjës të universiteteve!”- shprehet Kushi.

Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57