Një meteor që ka shpërthyer shumë pranë tokës ka shndritur aq shumë sa dhjetëra banorë të alarmuar kanë telefonuar policinë me pretendimin se ka filluar një sulm alien, raporton “The Sun”.Banorë të zonës treguan se në qiell kanë parë një dritë të fuqishme e më pas dëgjuan një shpërthim të fuqishëm të largët që është dukur sikur ka dridhur tokën.