Meta padit kreun e KED/ Presidenti: Dvorani ka shkelur ligjin me qëllim
15/11/2019 19:45

Ilir Meta do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg. Kallëzimin e tij, kryetari i shtetit e mbështeti në akuzën se Ardian Dvorani në shkelje flagrante te Kushtetutës e ka vendosur Presidentin në pa mundësinë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pa i përmendur emrin Meta reagoi për deklarimet e Kryeministrit në parlament se për Kushtetuesen është konsultuar me ekspertë të huaj. Meta si Presidentit përforcoi edhe një herë kërcënimin për t’iu drejtuar popullit. Ardian Dvorani përmes një reagimi për mediat u shpreh i gatshëm për tu përballur me ligjin, si një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet Reforma në Drejtës, sipas tij. paralajmërimi për kallëzimin penal të Dvoranit, erdhi në të njëjtën ditë kur skadoi edhe afati për depozitimin e kandidateve për KED-në e vitit 2020 në zyrën e Presidentit. Me këtë lëvizje duket se Meta kërkon të zgjidhë konfliktin me Dvoranin, jo vetëm duke e dënuar penalisht por edhe duke e përjashtuar nga drejtimi i KED-së. Pasi neni 221 i ligjit për organet e sistemit te qeverisjes së drejtësisë, parashikon se kandidatët të cilët janë në hetim, përjashtohen nga shorti. Ligji parashikon se anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë është edhe kryetar i KED e në kushtet kur Dvorani është anëtar i vetëm i kësaj gjykate ai rrezikon drejtimin e këtij institucioni, përmes përjashtimit nga shorti.

Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçe e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25