“Më lini të vdes në krahët e vajzës”/ Lutja e nënës teksa nxirrej nga rrënojat e pallatit në Durrës
28/11/2019 18:47

Njeriu në jetë përjeton një emocion të fortë përtej imagjinatës dhe një tragjedi përtej të paparashikueshmes. Një emocion kur lind dhe sjell në jetë fëmijët, dhe një tragjedi kur i humb ata. Ka një dashuri që kurrë nuk humb, një dashuri që lidhet që në embrion dhe që s’përfundon kurrë… humbja e një fëmijë është më tepër së një lëkundje tërmeti 6.3 ballë, është një ulërime e frikshme ku trupi mendja dhe zemra ndalen së funksionuari. Diena Reçi një piktore në profesion, në momentin që po dilte nga rrënojat kuptoi se kishte humbur vajzën e saj tetë vjeçe. Ajo qëndroi për më shumë së gjysmë dite e përqafuar me të. Grupit të kërkim shpëtimit ju drejtua me fjalët, më lini të vdesë këtu. Për Dienen dhimbjet e gurëve që i kishin zënë trupin nuk kishin kuptim, një dhimbje më e madhe e kishte shkatërruar atë. Tërmeti, nuk i morri vetëm jetën dhe banesën, i kishte marre frymëmarrjen e saj, Esielën 8 vjeçare. Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë pasi kishte marrë fraktura të rënda. Hemorragjia e brendshme e kishte shkatërruar. Por Diena, në rrënoja për orë me radhë u përpoq të mbronte trupin e së bijës…. Tërmeti nuk ishte thjesht një sprove dashurie nëne, më tepër ishte një instinkt jetësor për të shpëtuar të ardhmen dhe shpresën, fëmijët. Askush nuk mund të mbante dot lotët në Thumanë, kur nipi gjashtë vjeçar dilte nga rrënojat ku gjyshja e tij e kishte mbrojtur për orë me radhë duke e mbrojtur. Gjyshja nuk ja doli, pavarësisht lotëve dhe kërkesës së nipit të saj që nuk i shkëputej nga krahët. Ajo u kujdes për të ardhmen e afërt, për një shpresë dhe kuptim, nipin e saj.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48