Fabjola është maturante dhe po has vështirësi në javën e pestë të mbylljes së shkollës. Së bashku me vëllain e 2 motrat e tjera kanë në përdorim një telefon. ‘Nuk kam pasur mundësi të dorëzoj detyrat në kohën e caktuar në pamundësi sepse s’kam patur internet’ Mësimi online nuk është i panjohur te ne. Në vitin 2015 nga gjimnazi Sami Frashëri kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e digjitalizimit, mësimin përmes tabletave, që e quajti një transformim historik për arsimin e që deri në 2018 kjo metodë mësimdhënie do të shtrihej në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar, por pandemia Covid-19 tregoi se kjo metodë nuk ka funksionuar e mësimi po zhvillohet edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.