Matura, rregulla të reja/ Ndryshojnë pikët dhe nuk do ketë më bllokues valësh
25/11/2019 20:32

Brenda 3 muajve të fillimit të vitit shkollor, nxënësit e vitit të tretë janë njohur me ndryshimet e rregullores së maturës shtetërore, ku pikë së pari është rritur niveli i kalueshmërisë nga 20% në 25%. “Testi i maturës shtetërore ka 60 pikë, pra maturanti duhet të sigurojë 15 pikë për të qenë kalues, pasi nxënësi për të pasur aftësitë minimale duhet t’u përgjigjet qoftë pyetjeve me alternative, qoftë atyre me zhvillim”, shprehet Agim Alia, drejtor i QSHA. Ndryshe nga rregullorja e maturës shtetërore 2019, në rregulloren e këtij viti nuk është parashikuar instalimi I bllokuesve të valëve në mjediset e provimeve nga Komisioni i Maturës shtetërore. “Shumë ZVA pretendojnë që janë të vjetëruara, nuk kapin sa duhet valë në ato raste do të administrohet nga administratorët e provimit, por patjetër të gjitha ato zyra vendore arsimore që I kanë bllokuesit e valëve duhet që t’I vendosin”, shprehet Alia. Megjithatë, masat për të ndalur kopjimin janë shtuar. Rrezikohet humbja e vitit nga maturanti, largimi nga puna e mbikqyrësit apo ndjekje penale për personin e tretë që publikon tezat e provimeve. “Qoftë persona fizik apo juridik që publikojnë në çfarë do lloj mjeti apo mënyre testet e maturës shtetërore përpara përfundimit të provimit, nga ana e DPAP-së do të bëhet kallëzimi penal dhe pastaj nga organet përkatëse do të nis hetim i thelluar;ndërsa ndaj të gjithëve maturantëve kandidatë që cënojnë dhe shkelin rregullat e maturës shtetërore ato janë të përcaktuara shumë qartë në nenin 26 të rregullores ku aplikohet masa e përjashtimit nga provimi dhe mosnjohja e rezultatit. Nëse maturanti kapet me celular qoftë gjatë hyrjes apo gjatë procesit të provimit ai humbet një vit në rrugëtimin e tij arsimor”, ka thënë Aliaj.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43