Maqedoni e Veriut, Oliver Spasovski në krye të qeverisë teknike
28/12/2019 19:56

Lidhja Social Demokrate, partia më e madhe në pushtet vendosi që ministri i Rendit Oliver Spasovski të drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit. Sipas marrëveshjes së njohur të Përzhinës, 100 ditë para zgjedhjeve kryeministri jep dorëheqje, formohet qeveria teknike në krye të së cilës vjen një përfaqësues i pushtetit, ndërsa opozitës i lihet posti i ministri i Brendshëm dhe i Çështjeve Sociale dhe disa zëvendësministra. Ministrja aktuale e Çështjeve Sociale, Mila Carovska do të jetë zëvendës-kryeministre e ngarkuar me çështjet ekonomike në kabinetin e zotit Spasovski. Zv/kryeministri Koço Angjushev ka thënë se ka në plan të largohet nga politika. Kryeministri Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje më 3 janar dhe të njejtën ditë në seancë parlamentare të miratohet qeveria teknike. Kryeministri Zaev bëri të ditur të premten në mbrëmje se nuk do të shtyhet data e zgjedhjeve pasi opozita zhbllokoi proceset rreth miratimit të disa ligjeve në parlament. Zoti Zaev parapëlqen ndryshimin e Kodit zgjedhor për ta bërë Maqedoninë e Veriut një njësi të vetme zgjedhore nga gjashtë sa ka aktualisht. Por për këtë, nuk e ka pëlqimin as të partnerit të koalicionit qeveritar, BDI-së dhe as të opozitës maqedonase të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u tha gazetarëve se çdo ndryshim i Kodit Zgjedhor duhet të bëhet me konsensus politik. BDI-ja vlerëson se me kalimin nga gjashtë në një njësi të vetme zgjedhore, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të kishin më pak deputetë në parlament, por me këtë konstatim nuk pajtohen ekspertët dhe analistët. Lidhur me çështjen e Kodit Zgjedhor dhe qeverinë teknike priten takimeve të veçanta të shtunën të Zoran Zaev me Hristijan Mickovskin e VMRO-së dhe Ali Ahmeti po me drejtuesin e opozitës maqedonase.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35