Macron: Shqipëria dhe Maqedoni nuk janë akoma gati
06/12/2019 19:52

Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE. Ai sfidon në këtë mënyrë strategjinë e presionit publik europian ndaj tij, shkruan DW. Gjigandi mediatik gjerman kujton sesi fillimisht, menjëherë pas jo-së së parë të Macronit mbërriti rezoluta e Parlamentit Europian, e cila kërkonte nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dy vendet. Pastaj kryetarja gjermane e Komisionit të ri Europian, Ursula von der Leyen u shpreh në krye të mandatit se do të këmbëngulë, që “ndryshimet proceduriale (të kërkuara nga Franca) të bëhen gradualisht, dhe që shteteve t’u jepet mundësia të nisin negociatat e anëtarësimit”. Komisioneri i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi ka deklaruar se në fillim të janarit 2020 Komisioni Europian do të paraqesë një propozim konkret, për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të bllokut. Por Varhelyi shtoi se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor nuk është në pikëpyetje, ajo “nuk do të diskutohet.” Megjithatë gjasat që Franca t’i përmbahet në vazhdimësi bllokimit të nisjes së negociatave me kandidatët nga Ballkani janë padyshim reale, thotë DW. Edhe më reale duket këmbëngulja e Macronit për ta ngadalësuar të gjithë procesin e afrimit të kandidatëve me BE deri sa Francës, e cila mendon se nga zgjerimi i BE përfiton në radhë të parë Gjermania, t’i ofrohen lëshime në fronte të tjera të politikës europiane, ku deri tani mbështetja gjermane për idetë franceze ka qenë e vakët. Bllokimi francezi disa proceseve në BE, vazhdon DË, erdhi pikërisht kur Presidenti francez u ndje i pambështetur në vrullin e tij për të reformuar Bashkimin Europian.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37