Ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari Arjan Hema banues në lagjen '18 Tetori" Lushnjë. Arrestimi i tij është realizuar mbremjen e të enjtes në qytetin e Lushnjës në një aksion të ndërmarrë nga policia e Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë ngritur disa postoblloqe në qytet e në dalje të tij.