Një konflikt për cështje pronësie që kishte përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë ka shkaktuar përleshje me armë mes dy grupeve fare pranë godinës së Gjykatës. Për pasojë një person, me emrin Endri Pepaj, humbi jeten i qëlluar me armë zjarri ndërsa janë plagosur edhe tre persona dy prej të cilëve në gjendje të rënde për jetën.