Ndryshe nga qindra fshatra të Shqipërisë, Jagodina e Elbasanit nuk është braktisur. Të gjithë banorët janë të vetëpunësuar në serat e tyre ndërsa prodhimi kryesor lakra e Brukselit shkon e gjitha për eksport. Duke pare gjendjen e bujqësisë në Shqipëri sot, Valmir Dushku së bashku me familjen e tij e konsiderojnë veten me fat që jetojnë e punojnë në fshatin e tyre.