“Kushtetuesja” nuk njeh Vorpsin/ Pranon vetëm anëtarët e betuar para Presidentit
15/11/2019 19:32

Marsida Xhaferllari, dhe Arta Vorpsi ju drejtuan këtë të premte Gjykatës Kushtetuese. E para pas betimit tek Presidenti, dhe e dyta pas publikimit në Fletoren Zyrtare, por vetëm njëra do qëndronte si anëtare e zgjedhur. Ndërsa Kuvendi sapo kishte miratuar një rezolutë dhe presidenti kishte lajmëruar një deklaratë të re, Gjykata Kushtetuese nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm komenton se nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Ndërkohë, lajmëron se po punon për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës. Në Presidencë u betua Marsida Xhaferllari dhe jo Arta Vorpsi. Pak minuta më pas Gjykata Kushtetuese bën një njoftim të dytë ku tregon se i ka dërguar Presidentit listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të këshillit të emërimeve në Drejtësi. “Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, gjyqtar, Elsa Toska gjyqtare, Marsida Xhaferllari gjyqtare, Znj. Fiona Papajorgji gjyqtare”. Ky njoftim i Gjykatës Kushtetuese zyrtarisht bëri mosnjohjen e Arta Vorpsit si gjyqtare kushtetuese.

Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçe e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25