Kushtetuesja heq Besnik Muçin/ Presidenti shpall vakancën për vendin bosh në Gjykatë
22/11/2019 19:40

Kjo ishte hera e fundit për Besnik Mucin, i shkarkuar me vendim të formës së prerë , i cili ngjiti shkallët e kushtetueses me mendimin se ai mund të qëndronte ende në detyrë, duke u kapur pas procedurës së mandatit. E ndërsa këmbënguli se KPA nuk ka efekt për shkarkimin e tij, në kërkesën e dorëzuar Muçi pretendon se mbarimin e mandatit e shpreh me vendim, Gjykata Kushtetuese. Një argument ky që mund të merrej në konsideratë në lexim të plotë të ligjit, vetëm nëse ish prokurori do ta kishte fituar mandatin si gjyqtar kushtetues nëse do të kishte kaluar provimin e vettingut , tek i cili ngeli për shkak të pasurive. Menjëherë pas kësaj kërkese që për juristët është e pabazuar pasi vendimi i Kolegjit të Apelimit është i formës së prerë për çdo protagonist të drejtësisë, reagoi edhe presidenti. Si fillim presidenti Meta e ftoi Besnik Mucin që të rishikonte qëndrimin e tij, duke e bërë të qartë se nuk ishte dakord me reagimin e ish gjyqtarit kushtetues, të cilin vetë presidenti e dekretoi në këtë detyrë në 15 nëntor. Por ndërsa zyra e shtypit e presidentit tregoi se presidenti ishte në pritje të njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për rishpallje të vakancës, Gjykata Kushtetuese e la presidentin të presë vetëm 30 minuta. Veç njoftimit me numër protokolli 387 , Gjykata Kushtetuese e hoqi nga website fotografinë e Besnik Mucit, duke iu bindur kushtetutës që thotë se çdo vendim i KPA është i formës së prerë për këdo. Kaq ka mjaftuar që presidenti të dekretojë çeljen e vakancës së parakohshme të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish gjyqtarit Muci. Ky dekret i referohet edhe vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e shkarkoi Muçin, ndonëse zëdhënësi i presidentit e komentoi këtë verdikt me frazën “zero surprizë nga vettingu i partisë”.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43