Ai është shumë i famshëm në Itali. Në fakt, nëse i përmendim emrin real Eugenio Ghiozzi, ndoshta pak vetëve do t’iu shkojë mendja se për cilin bëhet fjalë, por nëse përmendim emrin “skenik” Gene Gnocchi, shumëkush do të kujtohet për ish-futbollistin, komedianin dhe prezantuesin televiziv në vendin fqinj të përtej Adriatikut.