Dhimbjet që ndjen nëna gjatë lindjes thuhet se janë të papërshkrueshme dhe meshkujt janë me fat që nuk i provojnë ato. Por kurioziteti dhe mos konceptimi i kësaj dhimbjeje e ka shtyrë një student që të bëhet pjesë e një eksperimenti ku ka ndjerë dhimbjet e lindjes. Ai duroi dhimbjet vetëm për 20 sekonda, dhimbje e cila për disa gra shkon edhe në disa orë.