Kryetarja e CDU-së kërcënon se do të heqë dorë nga posti
22/11/2019 20:16

Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi të heqë dorë nga posti i saj nëse nuk ka mbështetjen e partisë së vet. Kongresi i CDU-së këtë vit vjen në mesin e një luhatjeje të ndjeshme të përkrahjes për forcën politike po lufton për të ardhmen e saj pas Merkelit. Kramp-Karrenbauer e pranoi se kristiandemokratët kanë pasur një vit të vështirë. Në fjalimin ku paraqiti vizionin e vet mbi të ardhmen e partisë së përballur veç rrudhjes së mbështetjes në radhët në sondazhe, edhe me rezultate të dobëta ne zgjedhjet rajonale, pasuesja e Merkelit u tregua e hapur me pjesëmarrësit në konferencë. “Nëse ju mendoni se Gjermania që unë dua nuk është ajo që dëshironi ju, atëherë them ta mbyllim me kaq. Këtu, tani, sot. Por nëse jeni të mendimit se duhet ta përshkojmë bashkë këtë rrugë, atëherë hajdeni të përveshim mëngët dhe të fillojmë”, tha Karrenbauer. Ajo shënjestroi më tej rivalin Friedrich Merz dhe disa kritikë të tjerë e tha se shënjestrimi i qeverisë së Merkelit, me pretendimin se po bën cdo gjë gabim, nuk është aspak një strategji e mirë fushate. Kristiademokratët gjermane e gjejnë veten në udhëkryq ndërsa janë duke u përgatitur për një të ardhme pa Merkelin, e cila nuk do të kandidojë për rizgjedhje kur t`I përfundojë mandati në vitin 2021. Kryetarja aktuale e partisë, Kramp-Karrenbauer është parë si pasardhëse e mundshme e saj si kancelare, por anketimet e fundit kanë treguar një tkurrje të ndjeshme të mbështetjes për të edhe brenda vetë partisë së saj.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37