Kryeqyteti Europian i Rinisë, Veliaj tregon se çfarë do ndodhë në 2022
22/11/2019 19:32

Qindra të rinj festuan sot në Parkun Europa shpalljen e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022. Nën ritmet e muzikës, të rinj dhe të reja të kryeqytetit i janë gëzuar këtij lajmi fantastik për Tiranën, që e rreshton atë në një ndër qytetet më rinore në Europë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli emocionet e ceremonisë në Amiens të Francës, ku juria prestigjioze ndërkombëtare e shpalli unanimisht Tiranën si kryeqytetin rinor evropian për vitin 2022. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë të rinjtë e Tiranës dhe të gjitha organizatat që mbështetën aplikimin e Tiranës për të qenë kryeqendra e rinisë evropiane pas dy vitesh. “E pabesueshme! Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022. Nga nata e mbrëmshme në Francë me presidentin Macron, me gjithë kandidatët në finale, deri sot në mëngjes kemi qenë pa gjumë, por donim patjetër që të ishim në Tiranë dhe ta ndanim këtë gëzim me të gjithë çunat dhe gocat e Tiranës. E kam zemrën plot me mirënjohje, me gëzim, me falenderim për të gjithë çunat dhe gocat, nga ata në gjimnaz, tek ata në Universitet, tek ata që advokojnë për të drejtat e fëmijëve, për ata që punojnë pafund. Në gjithë këtë përpjekje, në gjithë këtë angazhim të jashtëzakonshëm, kishte vetëm pasion, energji pozitive, vetëm çuna dhe goca të mirë shqiptarë, që bashkëpunojnë, që i thonë njëri-tjetrit: Bravo të qoftë!, që kuptojnë se duke punuar bashkë mund të shkojmë shumë përpara”, tha Veliaj. Ai përshëndeti edhe 4 qytetet finaliste në këtë garë të fortë dhe theksoi se Tirana mundi të triumfojë falë zemrës dhe vullnetit për të qenë evropiane. “Dua t’i japim një duartrokitje 4 qyteteve të tjera finaliste; kishin aplikime shumë të mira, ndoshta kishin edhe më shumë financa, më shumë infrastrukturë, shumë prej tyre ishin anëtare të BE-së, por Tirana kishte atë që nuk e ka asnjë tjetër: zemër, zemër, zemër! Çdo punë e mirë që bëhet me zemër është një punë që shkon mbarë deri në fund. Jam sot shumë mirënjohës për të gjithë ata çuna dhe goca nga Kongresi Rinor Shqiptar dhe gjithë organizatat rinore që thanë: Tirana, mbi të gjitha, Shqipëria mbi të gjitha! Ne do kemi gjithmonë kohë të debatojmë, të kundërshtojmë, të sqarojmë se cila është zgjidhja më e mirë; madje do kemi edhe kohë të protestojmë, por kur ne punojmë dhe bashkëpunojmë, kur vëmë një synim dhe mbështesim njëri-tjetrin, nuk ka fuqi që na ndal dhe fitojmë”, u shpreh Veliaj.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43