Konfirmohet pasuesi i Hahn/ Komisionari i ri i zgjerimit: Prioritet negociatat me Tiranën dhe Shkupin
18/11/2019 19:44

Parlamenti Evropian e miratoi Olivér Várhelyin si Komisioner të Zgjerimit të BE-së. Varhelyi, kandidat nga Hungaria, ishte në seancë dëgjimore javën e kaluar, por nuk arriti në atë rast ti bindte plotësisht ligjvënësit e Parlamentit Europian se është i gatshëm për postin. Atij i është dashur të përgjigjet edhe pyetjeve shtesë me shkrim. Përgjigjet u dërguan paraditen e së hënës dhe kanë qenë të mjaftueshme që deputetët të konfirmojnë emërimin e tij. Varhelyi është kandidati i dytë nga Hungaria për këtë post. Përpara tij ishte në listë emri I Laszlo Troscanyi, i cili është refuzuar nga Parlamenti Europian për shkak të konflikteve të interesit. Në total, Parlamenti ka refuzuar tre kandidatë nga Hungaria, Rumania dhe Franca. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse Komisioni i ri Europian nuk e ka nisur punën në 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht. Tre kandidatë të rinj nga këto vende e kanë marrë tashmë konfirmimin e Parlamentit Europian, i cili pritet të votojë për paketën e plotë të Komisionit të ri Evropian, më 27 nëntor. Në paraqitje e bërë konform standardeve gjatë seancës së tij konfirmuese në Parlamentin Evropian, në 14 nëntor, Varhelyi pat vënë në dukje në mënyrë të qartë se vendimi – kryesisht për shkak të pengesave franceze – për të mos hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti ishte “një gabim” dhe tha se një nga prioritetet e tij kryesore do të ishte arritja e një drite jeshile për palët përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor që pritet të mbahet në muajin maj të vitit 2020 në Zagreb.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37