“Projektbuxheti i vitit të ardhshëm, i cili ka nisur diskutimet në Kuvend parashikon nivelin më të lartë historik të investimeve publike. Në këtë kuadër, fondet buxhetore për vitin 2021 janë orientuar tek infrastruktura, e cila ka marrë edhe rritjen më të madhe në krahasim me ministritë e tjera. Por, pavarësisht kësaj, Financat kanë miratuar vetëm 45% të fondeve të kërkuara nga ky dikaster.”