Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t`i shtyrë blerësit të marrin të reja. Ujdia e propozuar kërkon që gjiganti të teknologjisë t`i paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-i 25 dollarë. Në 2017-tën, Apple e pat pranuar ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për “ti zgjatur atyre jetën”, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t`I shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefon të rinj.