Në pamjet ajrore shihet qyteti Siberian rus Jakutsk, një nga më të ftohtët në botë. Vendasit janë mësuar me temperaturat që zbresin deri në -50 gradë Celsius, por një rekord I ri u vendos sivjet pasi I ftohti nën 40 gradë zgjati gati dy muaj. Me popullatën e tij prej 300,000 banorësh, Jakutsk është qyteti më i madh në botë i ndërtuar në akullnajë të përhershme.