Ja si vinin gjoba Bajrat/ Përgjimet e Prokurorisë, si i kërkoheshin pagesat bizneseve
25/11/2019 20:31

Mjaftonte përmendja e emrit të drejtuesve të grupit “Bajri” në Shkodër, për të ngjallur frikë dhe për të pasur përfitime të paligjshme të parave apo për të ndikur deri në institucione shtetërore për punësime. Këtë fakt që Top Channel e ka publikuar shumë më herët ngritjes së akuzës, disponohen ne dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Aty shihet se persona të afërt me Behar Bajrin apo Sirjan Aliajn, kanë marrë para nga të tjerë persona duke iu premtuar ndërhyrje apo zgjidhje të problemeve. Një nga to është Fjorela Gjonej, e afërt me fisin Bajri, e cila i premton një shoqes së saj Dragana Ceka, të cilën e kishte njohur gjatë viteve të shkollës së infermierisë në Shkodër, se do e ndihmonte të shlyente provimet permes një shokut të saj. Për këtë arsye, Dragana i jep një milionë lek Fjorelës, por kjo e fundit nuk arrin dot të mbarojë punës. Dragana më pas i kërkon lekët, çka e vë në vështirësi Fjorelën, e cila në një mesazh dërguar një mikes së saj, Xikes, i thotë se duhet t’i ktheje lekët mbrapsht Draganës, pasi nuk ka arritur dot që të mbarojë punë dhe se personat që e kishin marrë përsipër tashmë ishin në burg. Por përgjimet telefonike tregojnë se skandali thellohet më tej. Jorida Murati është një tjetër person për të cilën u vendos arrest me burg pasi ajo rezulton e përfshirë në aktivitetin e grupit Bajri. Nga periudha Prill-Nëntor 2018, Jorida ka qenë e punësuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e cila është paraqitur vetëm ditën e parë në punë dhe në asnjë rast tjetër nuk ka shkuar për të punuar si infermiere, detyrë për të cilën është paguar gjate tetë muajve. Jorida Murati rezulton se për të shmangur ardhjen në punë është ndihmuar nga kryeinfermjera e Spitalit, Florine Hoxha, e cila edhe pse ka qenë në dijeni, ka plotësuar fiktivisht listë prezencën. Për këtë, kryeinfermierja është ndihmuar nga shefi i shërbimit, mjeku Senad Halluni. Zinxhiri i bashkëpunëtorëve në shtet mbyllet me shtetasen Mira Nikaj, financierja e cila ka firmosur kryerjen e pagesave të plota për Joridën. Për këto ngjarje kriminale, ku përfshihen Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, e një sërë akuzash të tjera, Gjykata e krimeve të Rënda, dha masën e arrestit me burg, për Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alia dhe Jorida Murati. Ndërsa për personelin e Spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, u dha masa e arrestit shtëpiak.

Top Channel/ Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet një automjet i aksidentuar
12/09 13:34
Top News – Po riparonte defektin në Belsh, bie në rrymë elektrike, ndërron jetë elektriçisti i OSHEE
12/09 13:26
Top News – Iraku e sulmoi me dronë. Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës
12/09 13:16
Top Channel/ Operacioni antidrogë në Athinë, Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe…
12/09 13:14
Top News – ‘Person me rrezikshmëri të lartë’/Hita- Në Greqi u arrestua shqiptari i dënuar për vrasje
12/09 13:04
Top News – Masat për vitin e ri shkollor. Hita – ‘Smart City’ do të monitorojë çdo lëvizje
12/09 12:59
Top Channel/ Marshimi për UÇK, shumë qytetarë nga Shqipëria janë nisur për në Prishtinë
12/09 12:49
Top News – Nafta shtrenjtohet sërish. Çmimi kapërcen 220 lekë, ‘bordi nuk rikthehet’
12/09 12:45
Top Channel/ Korçari zhduket nga burgu grek, Gentian Cipi arratiset nga spitali, gjenden dy makina
12/09 12:28
Top Channel/ Gramshi, më pak zjarre sivjet. Kundërzjarri efikas, zjarrfikësit në gatishmëri
12/09 12:26
Top Channel/ Kukësi zgjohet me mot vjeshte, shtrëngata pas dy muajsh thatësirë, temperaturat ulen
12/09 12:24
Top Channel/ Shiu ndihmon kundër zjarreve, vetëm një vatër mbetet aktive, përmirësohet situata
12/09 12:23
Top Channel/ Kamera inteligjente në shkolla, Smart City monitorim në 20 shkolla të Tiranës
12/09 12:21
Top News – Shiu fik zjarret. Nga 32 vatra në 24 orë, vetëm njëra mbetet aktive
12/09 12:09
Top News – Mes përplasjes së VV me PDK. Haxhiu shtyn për të dielën seancën e konstituimit
12/09 12:08
Top News – Beteja e Ballukut me drejtësinë. Rama: SPAK na sfidoi! Nuk mbroj ish ministren, por…
12/09 11:57
Top News -Shokët e liruan në oborrin e spitalit. Shqiptari, arratisje spektakolare nga burgjet greke
12/09 11:53
Top News – Nuk ka prova për plagosjen në Lezhë. Prokuroria pushon hetimet ndaj tre të dyshuarve
12/09 11:48
Top News – Shqiptari misterioz i arrestuar në Athinë, Hita: E dimë identitetin e tij
12/09 11:21
Top News – Shoferi i ambulancës i dehur në timon, aksidenton të moshuarin në Korçë
12/09 11:11