Italianët zgjedhin Shqipërinë! “Taksat dhe kostot e shërbimit më të ulëta”
04/11/2019 19:41

U largua 23 vjeç nga qyteza e Lacuida-s e Italisë për të kryer studimet e larta në universitetin italian në Shqipëri. Pas marrjes së diplomës si dentist, partnerja e tij shqiptare ishte arsyeja që e shtyu të mos kthehej në vendlindje. Ndërkohë nisi të mësonte gjuhën shqipe në Fakultetin e Histori Filologjisë, në mënyrë që Urdhri i Stomatologut t’i jepte të drejtën e ushtrimit të profesionit në vendin tonë. E sot, Leonardo Ricci numëron 10 vite të jetës në Tiranë. Mundësitë për biznes në Shqipëri, në një vend që është ende në zhvillim, sipas 33-vjeçarit janë të shumta. Ndaj, ai ka zgjedhur të punojë këtu në klinikën e tij dentare. “Me të vërtetë 100 herë më mirë këtu në Shqipëri se ka më shumë punë dhe çmimet janë më të përballueshme ndërsa në Itali është vështirë për shkak të taksave të larta. Një gjë që tregon se do rrijë këtu është kontrata që e kam për 20 vite”, u shpreh stomatologu Leonardo Ricci. Po për ata shqiptarë që zgjedhin të largohen? “Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj fare. Se më mirë këtu, domethënë këtu mjafton të kesh dëshirë për të punuar”, shprehet Ricci. Leonardo është përshtatur këtu, me 90% të shqiptarëve që flasin italisht, që shohin Rai-n apo Mediasetin, me lehtësinë për të hapur biznes… Si dhe të ardhurat për të, janë shumë më të larta se shpenzimet. “Kualiteti i jetës është më i lartë këtu … se për shembull të jepet mundësia për të darkuar 2-3 herë në javë. Ndërsa në Itali një birrë, pizza dhe patate të skuqura të shkon 30 euro , ndërsa këtu jo më shumë se 12-13 euro. Këtu gjen shtëpi 80 m2 400 euro me qira në bllok, ndërsa në Romë, në periferi jo në qendër vështirë të gjesh 500 euro…”

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27