Italia, avokate e Ballkanit/ Roma merr iniciativën të bindë BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
22/10/2019 18:28

Italia po lufton që ta mbajë në tryezë mundësinë e zgjerimit të BE-se me vende të Ballkanit perëndimor. Në 29 tetor, kryeministri maqedonas Zoran Zaev udhëton drejt Romës, ndërsa shefi i ekzekutivit italian Giuseppe Conte, që javën e kaluar ishte në Tiranë, po vazhdon përpjekjet e tij pavarësisht refuzimit të Francës për t`i çelur negociatat e anëtarësimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Udhëtimi i Zaevit vjen përpara takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së që duhet të zhvillohet në 19 nëntor, kur Italia dhe vendet e tjera anëtare të bllokut pritet të bëjnë presion për një diskutim të ri të çështjes së zgjerimit, shkruan Birn duke komentuar nismën italiane, Zaev shprehu megjithatë kujdes. “Tani do të ngadalësoj pak me shpresën dhe optimizmin tim sepse isha optimisti më i madh se Këshilli Evropian do të aprovonte një date. Le të punojmë në shtëpi dhe të shpresojmë që BE-ja do të çelë kapitujt tanë e të marrë një vendim për fillimin e negociatave, “tha Zaev. Qeveria e tij tani po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në mars pasi kundërshtimi i Francës ia mohoi Tiranës dhe Shkupit një datë çeljeje të bisedimeve. Mes vendeve anëtarë pati mosmarrëveshje që treguan se vetë politika e zgjerimit të BE është në një konfuzion.”Këshilli Evropian do t’i kthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020,” u tha në deklaratën e lëshuar pas takimit. Por kryeministri italian Conte la të kuptohet të premten se mund të ketë një iniciativë të re. Duke e quajtur zhvillimin “një gabim historik”, Conte tha se do të propozojë që Bashkimi Evropian të rifillojë bisedimet në nëntor për zgjerimin e bllokut për të përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37