Punonjësit e rrjetit gjigand të shitjeve Amazon në Itali kanë nisur grevën e parë mbarëkombëtare me sindikatat e punës për kushtet e rënda të punës gjatë pandemisë së koronavirusit. Gjigandi amerikan i shitjeve punëson rreth 9,500 nejrëz në Itali por sindikatat thonë se protesta 24-orëshe do të përfshijë dhe furnizuesit dhe shoferët e shpërndarjeve.