Një vrasje misterioze ka tronditur qytetin e Pratos, pranë Firences, në Itali. Shtetasi shqiptar Alban Deliu, 27 vjec është gjetur i pajetë në një lulishte dhe ekspertiza vërtetoi se vdekja i ka ardhur nga një plumb pas qafe, që nga hetuesit interpretohet si një ekzekutim i vërtetë.