Ish-presidenti kroat: BE gaboi me Tiranën e Shkupin
02/11/2019 16:06

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic thotë se vendimi i BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka qenë një vendim i gabuar dhe në dëm të rajonit. Në një intervistë për Kosova Press, ai thotë se Evropa juglindore, duhet të bëhet sa më parë pjesë e BE. “Unë mendoj se ky është një vendim i keq i BE-së, sepse vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë një faktor serioz në botë. Në mënyrë që Evropa të jetë një faktor i tillë, Evropa Juglindore duhet të hyjë sa më parë në BE”, shprehet Mesic. Mesic ka kundërshtuar zërat për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se emergjente është hapja e kufijve për Kosovën. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë, por ai nuk shpreson që Serbia të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. “Gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve, duhet të hapim kufijtë e të bashkëpunojmë dhe jo të shkëmbejmë territore. Për shkak të çështjeve të brendshëm, Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. Ajo që duhet të bëhet shumë shpejt, është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës, që ata të udhëtojnë, t’i shkëmbejnë idetë dhe kapitalin e tyre dhe për ti bërë ato të duken si kufij evropian”, ka thënë Mesic. Stipe Mesic ka qenë president i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010, dhe ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për shtetin e Kosovës.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37