Ish-ministrat e Jashtëm, letër krerëve të BE: Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira
09/11/2019 18:48

10 ish ministra te jashtëm të vendeve europiane i kanë dërguar një letër të hapur Brukselit, ku i kërkojnë të paraqesë instrumenta të reja në samitin e Zagrebit, të cilat të konsolidojnë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Letra është botuar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Euractiv” dhe në disa media të rajonit. “Vatrat e trazirave dhe tensionet që rrethojnë Bashkimin Europian, vazhdojnë”, thuhet aty, ndërsa në jug të tij, po formohet një hark paqëndrueshmërie politike të cilin nuk duhet ta lejojmë të zgjerohet. “Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Europën Juglindore lidhen drejtpërdrejt me forcimin e projektit europian dhe përfundimin e ribashkimit të kontinentit tonë me pranimin e vendeve të rajonit, një proces ky që nisi 30 vjet më parë. Kundërshtimi këmbëngulës ndaj çeljes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Europian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së e të Parlamentit Europian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të bllokut në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e tij për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Europën Juglindore”, shkruhet në letër. “Procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një politikë e përgjegjshme dhe jo të konsiderohet si barrë”, theksohet më tej. Ish ministrat i bëjnë thirrje BE-së të kapërcejë ndasitë e brendshme duke i kujtuar se procesi i anëtarësimit do të zgjasë për shumë vjet, kohë që duhet të jetë e mjaftueshme sipas tyre, për ta pajtuar nevojën e integrimit të mëtejshëm te bllokut me atë të mbajtjes gjallë të perspektivës europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Letra e firmosur mes të tjerash nga ish ministri I jashtëm shqiptar Dirmit Bushati, ai gjerman Sigmar Gabriel e ish shefi I diplomacise greke, Kostas Kotzias, mbyllet me thirrjen që çelja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, të konsiderohet e domosdoshme dhe për të, liderët të bien dakort në samitin e ardhëm të BE-së.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37