Iran, shembet ndërtesa; dhjetra zjarrfikës të plagosur
19/01/2017 00:00
Me dhjetra zjarrfikës kanë mbetur të plagosur nga shembja e një ndërtese tregtare shumëkatëshe në kryeqytetin e Iranit. Shumë të tjerë janë bllokuar brenda godinës që përpara rrëzimit, pasi ajo ishte përfshirë nga flakët.